Është një ditë e vitit, kur fëmijët mashtrojnë prindërit me lojëra të ndryshme.
Por, një baba nga Britania e Madhe, ka vendosur të jetë pjesë e lojës me një mashtrim të pakëndshëm.
Fëmijët e Joe Heenanit kanë menduar se është dita e tyre me fat, kur e kanë marrë kutinë që besonin se gjendej një iPad, transmeton Telegrafi.
Binjakët janë zhgënjyer keq, kur e kanë parë mbishkrimin që lë të kuptohet se është një gënjeshtër e 1 Prillit.
“Kjo është mizore, fëmijët duken shumë të inatosur dhe më dhimbsen”, ka shkruar një komentues, lidhur me fotografinë që e ka postuar Heenan. /Telegrafi/