Telegrafi

Mashtrimi i rrezikshëm mësynë Evropën: Nëse dikush përmes telefonit ju pyet se “a po dëgjohemi?”, ndërpriteni linjën!

Mashtrimi i madh telefonik po vjen nga Amerika, përmes Britanisë së Madhe. Policia dhe kompanitë e telefonisë paralajmërojnë publikun që të përpiqen të parandalojnë njerëzit e pafajshëm të bien pre e një mashtrimi të rrezikshëm, shkruan Independent, transmeton Telegrafi.

Ky mashtrim funksionon kështu:

– Merrni një telefonatë nga një numër lokal

– Pastaj dëgjohet zëri, si dhe prezantohet kompania për të cilën gjoja punon

– Dhe, pastaj ai zë ju pyet: “A po dëgjohemi?”

– Biseda juaj regjistrohet nëse thoni po. Kjo përgjigje do të editohet më vonë se gjoja jeni pajtuar për blerje të madhe, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë do të ndodhë është se mashtruesit ju “detyrojnë” në nënshkrimin e një kontrate verbale, njëjtë sikur kur në internet shtypni: Po, pajtohem me kushtet!

Nënshkrimin me zë kompanitë e sotme e përdorin për biznes, por në këtë rast fjala është për mashtruesit që kanë goditur keq shumë amerikanë. Shoqatat e konsumatorëve britanikë paralajmërojnë se është çështje kohe para se ata të bartin bizneset e paligjshme në Britani të Madhe. /Telegrafi/