Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik ka marrë një ftesë për të vizituar Washingtonin në janar.
Mediat që janë nën kontrollin e tij u përpoqën ta paraqesin këtë si ngjarje që lidhet me inaugurimin e oresidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por doli se kjo ishte një ftesë nga një OJQ që nuk ka të bëjë asgjë me Trumpin, raporton Hina, transmeton KosovaPress.