Site icon Telegrafi

Mashtrimet e Qeverisë me përshkallëzimin e TVSH-së

Asnjë nga çmimet e produkteve bazë, që është premtuar nga Qeveria e Kosovës se me përshkallëzimin e TVSH-së do të ulen, nuk kanë ndryshuar. Ndryshimet e TVSH-së të cilat kanë filluar të aplikohen nga 1 shtatori, efektin primar e kanë mbushjen e arkës së shtetit, rritjen e përfitimeve të biznesit dhe jo mirëqenien e qytetarëve.

Përkundrazi, çmimet ose kanë mbetur të njëjta ose edhe janë ngritur. Zbatimi i ligjit për TVSH-në, si pjesë e pakos së re fiskale me normën standarde prej 18 për qind dhe normën e reduktuar prej 8 për qind, sipas produkteve të përcaktuara me ligj, nuk është duke u zbatuar nga tregtarët.

Gazeta “Zëri” ka gjetur në treg, se disa nga produktet e kostumit që është dashur t’i nënshtrohen përshkallëzimit të TVSH-së nuk kanë lëvizur fare. Tregtarët kanë thënë se përshkallëzimi i TVSH-së u respektua vetëm gjatë muajit shtator, në disa prej produkteve.

Pastaj në muajin tetor, sipas tyre, çmimet janë kthyer aty ku kanë qenë para vendimit për përshkallëzimit të TVSH-së. /Telegrafi/

Exit mobile version