Ushqimet që i blejmë nëpër supermarkete, jo gjithmonë janë të njëjta me ato që i kemi parë në reklamë apo shfaqen në ambalazh.
Kur hapet paketimi, masa është më e lëshuar dhe e deformuar, ndërsa dizajni ka marrë formë tjetër, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, në fotografitë që mund t’i shihni më poshtë, janë disa nga rastet më ekstreme të dështimeve, kur në të njëjtën ambalazh kemi dy lloje përshkrimesh.
Derisa me shkronja të mëdha shkruan se është 100 për qind e lëngshme, në përshkrimin më të detajuar tregon se është vetëm 27 për qind e lëngshme.
Në një rast tjetër, produkti thuhet të jetë nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, ndërsa disa centimetra më poshtë, del është produkt nga Kanadaja.
Ka raste kur thuhet se ofron një sasi më të madhe, por në krahasim me produktin tjetër është krejtësisht e njëjtë.
Shikoni fotografitë e postuara më poshtë dhe bëni kujdes kur blini mallra, që pretendojnë se po u japin diçka më shumë. /Telegrafi/