Site icon Telegrafi

Mashtrim me vetëdije dhe deklarata të rreme – Djokovic rrezikon deri në pesë vite burg

Novak Djokovic mund të përballet deri në pesë vite burg nëse zbulohet se ka gënjyer për testin e tij pozitiv për COVID-19 në Australi.

Tenisti serb pranoi në mënyrë sensacionale se gënjeu në formularin e deklaratës së tij të hyrjes dhe ndërvepronte me të tjerët ndërsa ishte infektuar me vetëdije me coronavirus.

Ndërsa bota pret vendimin përfundimtar të ministrit të imigracionit Alex Hawke në lidhje me vizën e tij, Djokovic po drithërohet pas akuzave për gënjeshtra.

Lexo po ashtu Djokovic e pranon se ka mashtruar me testin për COVID-19, fajin tenton t'ia hedh agjentit

Në një deklaratë të betuar gjyqësore të mbështetur nga Gjykata Federale e Qarkut, 34-vjeçari pranoi se e dinte se ishte pozitiv me COVID më 16 dhjetor, duke deklaruar: “Më 16 dhjetor 2021, u testova dhe u diagnostikova me SARS-CoV-2 (Covid)”.

Megjithatë, Djokovic më vonë pretendoi në një deklaratë publike se ishte në dijeni më 17 dhjetor. Sipas Aktit të Krimeve të Australisë, dhënia e informacioneve mashtruese në gjykatë është një krim i dënueshëm me pesë vjet burg.

Në lidhje me deklaratën e tij origjinale, Djokovic pranoi se ai theu rregullat e Serbisë për COVID, ndërsa ai ekspozua, pavarësisht se me vetëdije doli pozitiv. Kryeministrja Ana Brnabic i tha BBC së fundmi se daljet pas një testi pozitiv ishte një ‘shkelje e qartë’.

Sipas nenit 248 – “Dështimi për të vepruar në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë” – kushdo që nuk respekton rregullat përballet me një dënim maksimal prej tre vjetësh burgim”.

Gjetjet vijnë mes raportimeve se Forca Kufitare Australiane po heton Djokovicin pas shqetësimeve që ai deklaroi gabimisht se nuk kishte udhëtuar – dhe nuk do ta bënte këtë për dy javë – përpara fluturimit të tij në Australi.

Postimet e mediave sociale duket se tregojnë serbin në Beograd në ditën e Krishtlindjes përpara se të fluturojë nga Spanja më 4 janar.

Lexo po ashtu Qeveria e Australisë nis hetime për deklaratën e rreme të Djokovic

Deklarata shoqërohet me një paralajmërim se dhënia e informacionit të rremë ose mashtruese është një ‘vepër e rëndë’, e dënueshme edhe me gjoba civile.

Një postim në Tëitter, një nga reporter portugez, Jose Morgado, duket se tregon se Djokovic ishte në Beograd në Krishtlindje, duke pozuar me Petar Djordjic.

Djokovic iu drejtua deklaratës, duke pretenduar se ishte një ‘gabim administrativ’ i bërë nga agjenti i tij.

“Agjenti im sinqerisht kërkon falje për gabimin administrativ në shënimin e kutisë së gabuar në lidhje me udhëtimin tim të mëparshëm përpara se të vija në Australi”, bëri të ditur Djokovic. “Ky ishte një gabim njerëzor dhe sigurisht jo i qëllimshëm”.

Megjithatë, fati i Gjokoviçit do të vendoset nga ministri i imigracionit Alex Haëke, i cili mund të ndërhyjë personalisht dhe të vendosë të anulojë vizën e tij gjithsesi – gjë që do ta ndalonte Djokovicin nga Australia për tre vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version