Site icon Telegrafi

​MASHTI: Video-ligjëratat e së hënës do të ritransmetohen të shtunën

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se meqë se dita e hënë është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, video-ligjëratat që do të transmetohen këtë ditë, do të ritransmetohen edhe të shtunën më 25 prill, sipas orarit të njëjtë.

Sipas njoftimit nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare.

Video-ligjëratat për mësimin në distancë transmetohen në RTK.

Exit mobile version