Telegrafi

MASHTI: Hapja e çerdheve vlen për të gjitha grupmoshat

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka sqaruar vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për rihapjen e çerdheve dhe kopshteve.

MASHTI bën të ditur se rihapja e çerdheve dhe kopshteve përfshinë institucionet publike dhe private dhe vlen për fëmijët e të gjitha grupmoshave, transmeton Telegrafi.

“Vendimi për rihapjen e çerdheve dhe kopshteve përfshinë institucionet publike dhe private dhe vlen për fëmijët e të gjitha grupmoshave duke përfshirë edhe qendrat e kujdesit ditor.
Prishtinë”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së dielës në kuadër të lehtësimit të masave që ndërlidhen me pandeminë, mes tjerash, ka marrë vendim për hapjen e çerdheve dhe kopshteve. /Telegrafi/