Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në takimin e përbashkët të Komisionit për Vlerësime Ndërkombëtar, përfaqësuesve të Drejtorive Komunale të Arsimit dhe Koordinatorëve të shkollave të përzgjedhura për vlerësimin TIMSS, vlerësoi lart rëndësinë e testit TIMSS, si një instrument i jashtëm vlerësues.
Ai tha se për këtë proces duhet të informohen nxënësit dhe shkollat pjesëmarrëse që të jenë të përgatitur.
“Nga rezultatet e këtij testi do të kenë një pasqyrë reale të gjendjes momentale në sistemin e arsimit në Kosovë. Kërkoi nga të gjithë akterët e involvuar në këtë proces që të angazhohen maksimalisht, të informojnë nxënësit dhe shkollat pjesëmarrëse që të jenë të përgatitur dhe të japin maksimumin”, ka thënë ai.
Ministri i Arsimit kërkoi nga Komisioni për Vlerësim dhe të tjerët që të zhvillohen sa më shumë vizita në terren me qëllim siç tha ai të vetëdijesimit për rëndësinë e këtij testi vlerësues ndërkombëtar.
Ndër të tjera ai theksoi se praktika e fundit me testin PISA tregoi se një qasje e tillë jep rezultate të mira.
Testi ndërkombëtar (hulumtimi) TIMSS, është vlerësim ndërkombëtar i trendëve në njohuritë e Matematikës dhe Shkencave Natyrore i cili realizohet në kuadër të organizatës IEA për vlerësimin e të arriturave në arsim.
Ndryshe, MASHT, përkatësisht Divizioni për Sigurimin e Cilësisë, Standardeve dhe Monitorim ka hartuar planin dinamik të organizimit, në harmoni me kërkesat e parashtruara. Janë përzgjedhur 148 shkolla prej të cilave 3 shkolla janë më nxënës me nevoja të veçanta.
Testi ndërkombëtar TIMSS përfshinë nxënësit e klasave të katërta dhe teta me gjithsej rreth 5000 nxënës dhe fillon nga data 22 Prill-10 Maj 2019.
Ky proces vlerësues mbështet nga BE, projekti KESIP i Bankës Botërore dhe partnerë tjerë të MASHT-it./kp/