Ministria e Arsimit ka vendosur që të ndryshojë datat për përfundimin e vitit shkollor.
Në vendimin të cilin MASHT-i e ka marrë sot, thuhet se parashkollorët, klasat nga e para e deri në të tetën do të përfundojnë mësimin më 2 korrik.
Kurse klasat 9,10 dhe 11 do të përfundojnë mësimin me 21 qershor.
Kujtojmë se ditë më parë ministrja Arbërie Nagavci në një konferencë për media kishte bërë të ditur se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik kurse testi i maturës do të mbahej më 26 qershor. /Telegrafi/