Site icon Telegrafi

MASHT largon pesë administrues të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka marrë vendim për largimin e përhershëm të angazhimit në testin e Maturës Shtetërore për pesë administrues të testit.

Vendimi për largimin e tyre ka ardhur pasi të njëjtit janë treguar të papërgjegjshëm gjatë kryerjes së punës për të cilën janë angazhuar në testin e Maturës Shtetërore 2018.

Dy administrues janë nga Kamenica dhe tre nga Prishtina.

Të larguarit janë:

Bajram Hashani-Prishtinë

Albulena Raci-Prishtinë

Kimete Maxhuni-Prishtinë

Selami Sherifi-Kamenicë

Agim Saqipi-Kamenicë

Exit mobile version