Site icon Telegrafi

Mashkulli shtatzënë lind vajzë

34-vjeçari trans-seksual Thomas Beetie nga Oregoni, ka lindur në mënyrë natyrale në spitalin Bend, transmeton ABCnews. Ai ka lindur atë qysh të hënën, por është paraqitur me emër tjetër, dhe për këtë lajmi nuk ka arritur të bëhet publik.

Sa për përkujtim, Thomas ka ndryshuar gjininë para dhjetë vitesh, por ka mbajtur organet reproduktive femërore sepse gruas së tij për shkak të sëmundjes i kanë larguar mitrën. Në mënyrë kirurgjike i janë larguar gjinitë dhe ka marrë terapi hormonale. Pasi që si ai ashtu edhe gruaja kanë dashur të kanë fëmijë, ai ka ndërprerë terapinë, i kanë ardhur mujoret dhe me anë të fekondimit artificial dhe donatorit anonim ka mbetur shtatzënë. Kjo nuk ka qenë shtatzënia e parë. Para dy vitesh ka abortuar spontanisht trinjakë.

Thomas ka lindur si vajza Tracy Lagondino dhe në fëmijërinë e saj/tij ka fituar në garën e bukurisë në Havaje.

Exit mobile version