Ai ka lindur me një çrregullim shumë të rrallë në të cilën fshika dhe retra zhvillohen jashtë trupit. Kjo situatë ndodhë në një në 30 milionë njerëz. Edhe pse mjekët ia kthyen fshikëzën dhe uretrën në trup, penisi nuk ishte rritur, por testikujt janë.
Kjo i shkaktonte probleme, sepse Andrew refuzonte të bisedonte me partneren e tij për këtë problem, për çka ka gënjyer, ndërsa edhe e ka ndërprerë lidhjen.
“Vendosëm që është më mirë që të ndahemi. Nuk mund ta shikoj më se si vuan. Nuk kam çka t’i jap asaj. Kam tentuar që të vetëvritem, sepse nuk kam mundur të jetoj ashtu”, ka pranuar ai.
Andrew është shpëtuar në momentin e fundit, pasi që motra e tij ka telefonuar Policinë kur vëllai i është dukur çuditshëm gjatë bisedës telefonike.
Tashmë ai shpreson se jeta e tij do të ndryshojë pas një serie operacionesh me të cilat mjekët do të përpiqen t’ia ndërtojnë penisin. Ata e kanë në plan për ta arritur këtë duke përdorur lëkurën, enët e gjakut dhe të indeve nga dora.