Site icon Telegrafi

‘Mashkulli i përsosur’ me të cilin do të martoheni, duhet të jetë kaq i gjatë

“I gjatë, zeshkan dhe i bukur” është përshkrimi më i zakonshëm kur flitet për mashkullin e përsosur për shumicën e femrave. Duke filluar nga meshkujt më seksi të Hollywood-it, siç është George Clooney dhe David Beckham, femrat janë dhënë pas këtyre meshkujve kryesisht për pamjet fizike që i posedojnë.

Sidoqoftë, kësaj radhe shkenca thotë se meshkujt si Tom Cruise – zeshkan e të shkurtër – mund të jenë partnerë më të mirë.

Për t’i ekzaminuar efektet e gjatësisë së mashkullit në lidhje të ndryshme afatgjate, hulumtuesit Dalton Conley dhe Abigail Weitzman, kanë kryer një studim me meshkuj të moshave 23 dhe 45 vjet, ndërsa gjatësia e atyre meshkujve kishte qenë e ndryshme, transmeton Telegrafi.

Të dhënat kishin zbuluar se meshkujt e shkurtër janë më pak të prirë të shkurorëzohen, më të prirë t’i kryejnë punët e shtëpisë bashkë me gruan dhe të jenë kuzhinierë të zotë.

Por, në mënyrë interesante, këta meshkuj kishin qenë më pak të prirë të martohen, me një shifër prej 18 për qind më të ulët sesa meshkujt me gjatësi mesatare.

Shkencëtarët besojnë se meshkujt e shkurtër e kanë më problem të martohen, pasi që shihen si më pak “burrërorë” nga shoqëria.

Megjithatë, nëse veç arrijnë ta gjejnë një partnere, përqindja e divorcit është 32 për qind më e vogël krahas meshkujve të gjatë dhe atyre me gjatësi mesatare. /Telegrafi/

Exit mobile version