Site icon Telegrafi

Mashkulli i diskriminuar

Gjermani Niklas Stoepel është i vetmi djalë në shkollën e tij në Wattenscheid, i cili merret me këtë lloj noti dhe njëkohësisht është më i miri i shkollës.

Mirëpo, rregullat ndërkombëtare të notit ia ndalojnë atij ta përfaqësojë shtetin e tij, pasi që në garat botërore dhe në Lojërat Olimpike nuk lejohet pjesëmarrja e meshkujve në këtë lloj sporti.

“FINA (Federation Internationale de Natation) e ka refuzuar kërkesën. Besoj se zyrtarët nuk dëshirojnë të shohin meshkuj në këtë sport, nuk është e drejtë, mirëpo unë nuk heq dorë nga ëndrra ime që një ditë të garoj në një kampionat ndërkombëtar”, ka thënë djaloshi 17-vjeçar, i cili i rruan këmbët dhe vesh kostume të femrave.

Exit mobile version