Site icon Telegrafi

Mashkulli i cili ka frikë nga femrat

Neil Dando nga qyteti Worthing vuan nga “turpi i dashurisë” në mënyrë kronike, që është një çrregullim psikik i cili nuk i lejon t’i afrohet femrave, e gjatë kësaj kohe të mos bëhet nervoz dhe mos ta kapin sulmet ekstreme të panikut.

Ai ka frikë se për shkak të traumës së tij bizare nuk do të jetë në gjendje të krijojë një lidhje serioze.

"Në punë, për faktin që marrëdhëniet janë rreptësishtë profesionale, krejt është në rregull. Në fakt, kjo fillon të më ndodhë kur ndonjë femër më tërheq”, thotë i riu i pafat.

"Ka pasur raste kur jam shtirë se ndonjë person më tërheqë, vetëm për të parë nëse mund të tejkaloj fobitë e mia. Por sa më shumë që flas, aq më shumë fillojë të mendojë dhe nervozizmi më kap në mes të fjalisë”, ka shtuar ai.

Problemi i tij ende nuk është i regjistruar si çrregullim, por profesori amerikan Brian Gilmartin në librin e tij nga viti 1987, "Shyness and Love: Causes, Consequences and Treatment" e ka emëruar "loveshyness" (turpi i dashurisë), shkruan gazeta Daily Telegraph.

"Kur e kam lexuar librin për këtë gjë që më mundon, kam kuptuar se në botë ka edhe shumë njerëz tjerë të cilët vuajnë nga fobia e njëjtë", thotë Dando.

Profesori Gilmartin pohon se këtë problem e kanë 1.7 milionë meshkuj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version