Në ditën e parë në detyrë, presidenti amerikan, Donald Trump zbatoi disa politika që ndikojnë drejtpërdrejt në komunitetin LGBTQ+.
Lideri amerikan ka nënshkruar disa urdhra të ri ekzekutiv, të cilat do të zbatohen gjatë kohës sa është në detyrë, gjegjësisht gjatë katër viteve të presidencës së tij.
Trump nënshkroi një urdhër që përcakton gjininë vetëm si mashkull ose femër në bazë të lindjes, duke eliminuar njohjen federale për individët transgjinorë dhe jo-binarë.
Ai nënshkroi një urdhër që hap rrugën për ndalimin e individëve transgjinorë nga shërbimi në ushtri, duke rikthyer një ndalim të ngjashëm nga mandati i tij i parë.
Ky veprim përputhet me premtimet që dha gjatë fushatës për të eliminuar kujdesin shëndetësor të afirmimit të gjinisë për të miturit, duke sinjalizuar politika të tjera anti-trans në të ardhmen.
Trump ka njoftuar një sulm të mirëfilltë kundër këtyre strukturave: të gjitha zyrat e diversitetit dhe përfshirjes, pavarësisht nga emri dhe forma e tyre, do të jenë në shënjestër.
Faqet e internetit dhe rrjetet sociale të DEIA do të fshihen ndërsa kontratat do të anulohen. Punonjësit do të dërgohen me leje të detyruar.
Këto veprime po nxisin shqetësime të mëdha për të drejtat dhe mirëqenien e komunitetit LGBTQ+. /Telegrafi/