Site icon Telegrafi

MASH: Të ndriçohet rasti i publikimit të të dhënave personale të studentëve në Shkup

Ministria e arsimit dhe shkencës u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që krejtësisht të ndriçojnë rastin me keqpërdorimin e të dhënave personale të studentëve të Fakultetit të Maqinerisë dhe të fakulteteve tjera të Universitetit Kirili dhe Metodi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Në lidhjeme rastin e publikimit të të dhënave personale të studentëve të tanishëm dhe të mëhershëm të Fakultetit të Maqinerisë, por edhe të fakulteteve tjera në përbërje të UKM-së në Shkup. MASH-i apelon dhe i thërret organet përgjegjëse, MPB-në, Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave presonale që të ndërmarrin masat e përshtatshme në drejtim të ndriçimit të plotë të rastit, respektivisht vërtetimit të arsyeve për ndodhinë dhe situatën dhe përcaktimin e përgjegjësisë së duhur për të përfshirët”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

Lexo po ashtu Skandaloze: Informacionet personale të studentëve dalin internet! (Foto)
Exit mobile version