Site icon Telegrafi

MASH: Do të hetohen dyshimet për organizimet fetare nëpër shkolla

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se do të kërkojë nga Instektorati Shtetëror i Arsimit që të hetojë dyshimet për përfshirjen eventuale të nxënësve në festën e natës së krishtlindjeve.

Siç qëndron në web-faqen e ministrisë, thuhet se bëhet fjalë për periudhën kur nxënësit janë në periudhën e pushimit dimëror, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MASH thonë se ata nuk janë njoftuar si ministri për aktivitetet dhe as nuk kanë dhënë pëlqimin e mbajtjes së çfarë do aktiviteti në shkolla, duke përfshirë edhe nxënësit.

“Qytetarëve të Maqedonisë ju lejohet dhe garantohet e drejta e besimit, por në shkolla fillore është e ndaluar me ligj që të bëhen organizime fetare dhe politike”, thonë nga MASH./Telegrafi/

Exit mobile version