Site icon Telegrafi

MASH shpall konkurs për regjistrim të nxënësve në shkollat e mesme publike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka publikuar konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin 2018/19.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve sipas konkursit, do të bëhet në një afat dhe dy paraqitje në muajin qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraqitja e parë dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet më 18 dhe 19 qershor 2018, ndërsa lista e rezultateve dhe vendeve të lira do të publikohen më 20 qershor.

Paraqitja e dytë duhet të bëhet më 28 qershor, ndërsa rezultat do të publikohen një ditë më pas gjegjësisht më 29 qershor.

Ndërsa regjistrimi dhe paraqitja e nxënësve për afatin e dytë do të bëhet më 23 gusht, kurse rezultatet përfundimtare do të publikohen më 24 gusht të vitit 2018./Telegrafi/

Exit mobile version