Telegrafi

MASH shpall konkurs për shkollën më të sigurtë dhe më të pastër

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs publik për zgjedhjen e “Shkollës më të sigurtë dhe më të pastër”, ku mund të aplikojnë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Maqedonisë.

Shkollat të cilat do të aplikojnë duhet të jenë pjesë e “Integrimi i edukimit ekologjik në sistemin arsimor të Maqedonisë (EKO Shkolla)” dhe të jenë pjesëmarrëse në së paku tre projekte ose punëtor në fushat: shëndetësi dhe ambient jetësor, siguri, zgjidhje e konflikteve dhe të ngjashme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpallja publike është publikuar në web-faqen e MASH-it dhe në të gjendet kriteret dhe mënyra për aplikim./Telegrafi/