Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka demantuar informacionet në lidhje me sëmundjen e zgjebes në shkollën fillore “Vllado Taseski” në Komunën e Karposhit.
“Informojmë opinionin se në shkollë nuk ka të sëmurë, ndërsa sigurojmë prindërit se fëmijët e tyre janë të sigurt. Bëhet fjalë për ngjarjet që u paraqit të enjten e kaluar nga ana e prindërve të fëmijëve, për një rast të izoluar që u paraqit nga një familje, e cila me vetëdije është paraqitur nga ana e prindit”, thonë nga MASH.
Nga MASH shtojnë pas marrjes lajmërimit, drejtoresha e shkollës menjëher ka marrur masat urgjente dhe nga Qendra Shëndetësore është bërë kontrollim i përgjithshëm i nxënësve të kësaj paralele, me çka ishte konstatuar se nuk ka rastet tjera të sëmurë në shkollë.
“Përveç kësaj, pas përfundimit të trajtimit, Qendra për Shëndetin Publik përsëri për të parandaluar përhapjen e smëmundjes, ka bërë dezinfektim të përgjithshëm të objektit të shkollës”, thonë nga Ministria e Arsimit./Telegrafi/