Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet përfundimtare nga afati i parë për pranimin e nxënësve në konviktet e Maqedonisë, për vitin shkollor 2017/18.
Nga MASH thonë se paraqitje online është aktive nga dje dhe deri kur do të ketë vende të lira, ndërsa njoftojnë se në vazhdimësi në web faqen e tyre do të publikojnë për numrin e nxënësve të pranuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nxënësit që do të dorëzojnë aplikim online, dokumentet e plota duhet t’i dorëzojnë prej 7 deri 11 gusht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Nga MASH njoftojnë se rezultatet e konkursit për pranim të nxënësve në konviktet shtetërore do të bëhen publike pas përfundimit të konkursit./Telegrafi/