Telegrafi

MASH: Për Maturën Shtetërore duhen kreditet e nevojshme

MASH tha se “kur nxënësi nuk fiton të paktën një nga këto kredite, riprovohet deri më 22 maj të vitit 2012 dhe nëse përsëri nuk fiton të paktën një kredit, nuk futet në Maturën Shtetërore 2012 dhe i mundësohet futja vetëm pasi të ketë shlyer këtë detyrim.”

Provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2012, nga 23 maji, deri më 30 qershor, llogariten sipas një formule të vecantë që merr në konsideratë vlerësimin me gojë dhe me shkrim si dhe projektet kurrikulare. Përkatësisht për secilën prej tyre është vendosur raporti 40%, 50% dhe 10%, shkruan e përditshmja Shqip.

Nxënësit do të vlerësohen me notë sipas formulës së mësipërme dhe notat do të ekuivalentohen me pikë sipas një tjetër formule. Numri i pikëve është rezultat i shumëzimit të vlerësimit, numrit të krediteve të lëndës dhe koeficientin e lëndës.

Të gjitha lëndët kanë koeficient 1, me përjashtim të lëndëve që i përkasin nivelit të avancuar si Matematika, Fizika, Kimia, Letërsia. Kreditet e lëndës jepen me anë të formulës që përcakton numrin e orëve vjetore të një lënde dhe numrin e javëve të vitit shkollor përkatës. Përkatësisht, lënda e biologjisë do tu japë nxënësve mundësinë për të marrë 2 kredite, Edukimi Fizik 2, Gjeografia 2, gjuha e huaj e parë 3, Gjuha Shqipe e Letërsia 3, Historia 2, Kimia2, Matematika 3, Njohuri për Shoqërinë 2, Teknologjia 1. /Telegrafi/