Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar Komunën e Tetovës se ia merr kompetencat për kryerjen e punëve për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, sepse edhe përkundër masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, nuk ka siguruar kryerjen e punëve që i përcakton ligji si kompetencë e tij.
Më 8 korrik Inspektorati Shtetëror i Arsimit e njoftoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se me iniciativë të drejtorit të shkarkuar të shkollës është kryer inspektim i jashtëzakonshëm në SHMKGJ “Kirill Pejçinoviq” në Komunën e Tetovës.
Mirëpo është konstatuar se Kryetari i Komunës së Tetovës ka shkarkuar drejtorin pa procedurë të zhvilluar paraprake në përputhje me ligjin dhe ka emëruar ushtrues detyre.
Inspektorati njoftoi kryetarin e komunës për procedurën e kundërligjshme.
Në përputhje me ligjin, Inspektorati kreu inspektim kontrollues, për të konstatuar nëse kryetari i Komunës së Tetovës ka vepruar sipas Udhëzimit.
Është konstatuar se Aktvendimi për shkarkimin e drejtorit ende nuk është anuluar, ndërsa funksionin ushtrues detyre ende e ushtron drejtori i ri i emëruar.
Kryerjen e punëve në pajtim me Ligjin e merr Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në emër dhe llogari të komunës në kohëzgjatje prej 12 muajve.