Site icon Telegrafi

MASH: Marrja e kompetencave Komunës së Gostivarit është për shkak të shkarkimeve të paligjshme të drejtorëve

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpërmes një deklarate thonë se janë të obliguar që të ndërmarrin masa për marrjen e kompetencave për një periudhë të përkohshme Komunës së Gostivarit për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve në mjediset e komunës.

Pas reagimit të djeshëm të kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, nga MASH sot thonë se ai nuk i ka respektuar përcaktimet ligjore të procedurave për emërime dhe shkarkime të drejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme.

Nga MASH sqarojnë se shkarkimi i drejtorëve, sipas asaj që kanë konfirmuar nga Inspektorati, është kryer pa procedurat e përcaktuar me ligj, ndërsa drejtorët nuk i kanë përmbushur kriteret për pozicionet dhe janë emëruar nëpërmjet mosrespektimit të ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version