Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme shtetërore Matematiko-Informatikë për vitin akademik 2022/2023.
Është publikuar lista me 30 studentë që plotësojnë kërkesat e konkursit. Përfituesit e bursave kanë afat deri më 21 nëntor 2022 për të nënshkruar marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila është e disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Të gjithë kandidatët që nuk e respektojnë këtë afat do të konsiderohet se kanë hequr dorë nga bursa”, thuhet në njoftimin e rezultateve nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.
Bursa për nxënësit në gjimnazin matematiko-informatikë është në vlerë mujore prej 3.500 denarë dhe merret gjatë vitit shkollor përderisa përfituesi i plotëson kushtet./Telegrafi/