Telegrafi

MASH Maqedoni shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentë shtetas të huaj të cilët janë në interes të shtetit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se tashmë është shpallur konkursi për ndarjen e bursave për studentë shtetas të huaj të cilët janë në interes të Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2023/2024.

Pesëdhjetë bursat dedikohen për studentë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë në Shqipëri, Bullgari, Serbi, BeH, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Turqi, Rumani, Mal të Zi dhe Greqi.

Shfrytëzuesit të bursës tërësisht i kompensohen shpenzimet për të studiuar: regjistrimi, akomodimi dhe ushqimi në konvikt, bursa mujore, sigurimi primar shëndetësor, shpenzimet për leje qëndrim të përkohshëm për shkak të studimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës cakton se në cilin konvikt do të vendoset kandidati i cili ka përfituar të drejtën e bursës.

Në konkursin e publikuar në ueb-faqen e MASH-it janë cekur dokumentet që duhet të parashtrohen me paraqitjen.

Për informim më të hollësishëm lidhur me fakultetet dhe programet studimore, MASH-i udhëzon drejt faqeve të internetit të universiteteve shtetërore:

www.ukim.edu.mk, www.uklo.edu.mk, www.ugd.edu.mk, www.uist.edu.mk, www.unite.edu.mk, www.unt.edu.mk dhe www.mon.gov.mk