Delegacioni i kryesuar nga ministrja për arsim dhe shkencë, Renata Deskoska, merr pjesë në Takimin e gjashtë të ministrave të Platformës së Ballkanit Perëndimor për arsim, stërvitje, hulumtim dhe inovacion që mbahet në Beograd, përcjell telegrafi Maqedoni.
Përveç ministres Deskoska, në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit evropian, si dhe minstrat dhe përfaqësues tjerë të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, BeH dhe Kosovës.
“Qëllimi i konferencës është përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, të rriten kapacitetet për hulumtim dhe shkencë në vendet tona, të forcohet lidhja ndëërmjet hulumtuesve tanë por edhe të krijohen lidhje me hulumtuesit nga BE me qëllim që të mund t’i bëjmë shtetet tona më konkurruese në sferën e arsimit dhe shkencës”, tha ministra Deskoska.
Në suaza të konferencës ministraj Deskoska relizoi takim me komisarin evropian për arsim, kulturë, rini dhe sport, Tibor Navracsics.
Deskoska tha se në takim kanë biseduar për mënyrat e popularizimit të këtyre programeve në vendet tona, për stërvitjen e hulumtuesve të rinj, për qendrat e hulumtimit dhe për jithë atë që nënkupton pasurim të përvojave të kuadrit hulumtues dhe theksoi se rëndësi e veçantë në konferencë duhet t’i jepet mundësive për shfrytëzimin e fondeve të BE-së për zhvillim të arsimit dhe shkencës, duke përfshirë programin Erasmus dhe shumë të tjera./Telegrafi/