Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë të ditur se lënda e Etikës në religjione mbetet lëndë zgjedhore edhe për vitin akademik 2023/2024.
Sipas Konceptit për arsim fillor që gradualisht po implementohet, edhe në vitin akedamik 2023/2024 përveç orëve të detyrueshme ka edhe dy lëndë zgjedhore, gjyha e dytë e huaj dhe lëndë të lira zgjedhore.
“Byroja për Zhvillimin e Arsimit dha mendim pozitiv në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Arsimit që kjo lëndë të përfshihet në sistemin e arsimit fillor dhe të jetë zgjedhje e tyre dhe prindërve”, thuhet në njoftim.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksuan se krahas lëndës së Etikës, nxënësit do të mund të mësojnë në lëndë zgjedhore edhe programim, art, teatër, valle popullore dhe të zgjedhin aktivitete fizike./Telegrafi/