Site icon Telegrafi

MASH Maqedoni: Deri në fund të muajit nëntor duhet të përfundojë shpërndarja e 70 për qind të librave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përmirësoi informacionin e mëhershëm në lidhje me dinamikën e shpërndarjes së librave të ri për klasën e parë, dytë, katërt dhe të pestë.

Nga kjo ministri theksojnë se deri në fund të muajit do të përfundojë shpërndarja e 70 për qind të librave për këto klasa.

“Bëhet fjalë për libra të rinj, të përpunuar sipas programeve të reja mësimore dhe do të zëvendësojnë materialet që i përdorin nxënësit”, theksojnë nga MASH.

Ata shtojnë pas shtypjes dhe shpërndarjes së librave për arsimin fillor, vazhdon shtypja e më shumë librave për arsimi e mesëm profesinal./Telegrafi/

Exit mobile version