Telegrafi

MASH: Janë publikuar rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave të nxënësve për vitin shkollor 2022-2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë publikuar rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për vitin shkollor 2022-2023.

“Nxënësit e shkollave të mesme që fituan të drejtën e shfrytëzimit të bursës të nxënësve duhet të printojnë dhe plotësojnë TRE kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse (marrëveshjet publikohen së bashku me rezultatet e konkursit) dhe së bashku me kopje të llogarisë rrjedhëse , nga data 2.1.2023 deri më 16.1.2023, t’i dorëzonjë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (drejtpërdrejtë në arkivin e MASH-it ose me postë – dërgesë me rekomandim kthyese në adresën “Shën Kirili dhe Metodi” Bul.54, 1000 Shkup)”, thuhet në kumtesën e MASH.

Nga atje thonë se kandidatët e refuzuar përsëri, do të kenë mundësi të kundërshtojnë që nga dita e marrjes së aktvendimit nga MASH-i, në të cilën do të shënohet arsyeja se për çfarë kërkesa nuk është pranuar.

“Aktvendimet si për aplikimet e pranuara ashtu edhe për ato të refuzuara janë duke u përgatitur dhe do të dorëzohen në ditët në vijim”, shtojnë nga MASH.