Site icon Telegrafi

MASH dhe BZHA fillojnë me konsultime publike për programet arsimore për klasat e shtatë, tetë dhe nëntë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se të gjithë të cilët janë të interesuar të japin kontributin e tyre në procesit edukativo-arsimor mund të japin sugjerimet e tyre për avancimin e programeve arsimore për klasat e shtata dhe të teta, të cilët tash më janë të përgatitura dhe gjithashtu të marrin pjesë në punimin e programeve të reja për klasën e nëntë.

Nga MASH thonë se të interesuarit mund të inkuadrohen nëpërmjet adresave elektronike nastavniprogrami7@mon.gov.mk, nastavniprogrami8@mon.gov.mk dhe nastavniprogrami9@mon.gov.mk.

Nga MASH-i theksojnë se së bashku me Byronë për Zhvillim të Arsimit prej sot fillojnë me konsultime publike për programet arsimore prej klasës së shtatë deri në klasën e nëntë, me qëllim që ato programe që tash më janë të përgatitura të avancohen, ndërsa programet e reja që duhet të përgatiten, në vete t’i përmbajnë edhe sugjerimet, sidomos të arsimtarëve praktikantë, sepse mendimi i tyre është shumë i rëndësishëm në procesin e formësimit të sistemit edukativo – arsimor”, theksojnë nga MASH.

“Qeveria e re e shtyu implementimin e Konceptit për arsimin fillor në klasat e shtatë, tetë dhe të nëntë, për shkak të reagimeve të shumta në opinion se integrimi i lëndëve vështirëson zbatimin e mësimdhënies, por edhe vlerësimin, duke krijuar konfuzion si tek mësuesit edhe tek nxënësit. Pakënaqësia me cilësinë e ulët të procesit edukativo – arsimor inicioi ndryshime, të cilat është e nevojshme të krijohen përmes një konsensusi më të gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministria i fton të gjithë të interesuarit të japin sugjerimet e tyre, ndërsa veçanërisht presin proaktivitet nga kuadri arsimor. Sugjerimet dhe propozimet duhet të dorëzohen jo më vonë se 31 gusht. Në interes të transparencës së procesit, MASH-i dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të ndajnë sugjerimet e marra, ndërsa sublimimi dhe krijimi i konkluzioneve do të diskutohet në një ngjarje publike./Telegrafi/

 

Exit mobile version