Site icon Telegrafi

MASH: Deri më 15 tetor vazhdimi i të drejtës për bursat e studentëve shtetas të huaj

Përfituesit e bursave të shtetasve të huaj që janë me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut (studentë me origjinë maqedonase të cilët jetojnë në vendet e Gadishullit Ballkanik) ndërsa të cilët kanë ushtruar të drejtën e bursës studentore në njërin nga vitet e kaluara akademike, të drejtën e bursës në vitin akademik 2024/2025 mund ta vazhdojnë nga 1 deri më 15 tetor 2024.

Sipas njoftimit të MASH, përfituesi i bursës duhet të dorëzojë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentacionin e mëposhtëm: Vërtetim për regjistrimin e semestrit vijues, gjegjësisht vitin e studimit; Certifikatë për provimet e dhëna; Certifikatë për provimet e parapara dhe të dhëna (formulari CPPDH) me sukses të viteve të kaluara; Indeksin (kopje) nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit të vërtetuar.

Për të gjitha informatat apo pyetje shtesë, studentët mund të kontaktojnë në adresën elektronike studentski.stipendii@mon.gov.mk.

Exit mobile version