Dan Skelton dhe vëllai tij Harry, e kanë bërë një garë të pazakontë mes veturës dhe kalit.
Derisa njëri ishte prapa timonit të makinës SUV, tjetri kalëronte për të arritur deri te caku, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë e tregon garën mes modelit Levante që ka 275 kuajfuqi dhe arrin 230 kilometra në orë, si dhe kafshën – me një kuajfuqi – që nuk mund të vrapojë më shumë se 70 kilometra në orë.
Megjithëse shifrat flasin ndryshe, forma se si përfundoi gara është mjaft befasuese. /Telegrafi/
https://youtu.be/ZCzUsgREZ7I