Masa e re “Mundësi për të gjithë” e cila përfshin rikualifikimin e personave të papunë në pajtim me nevojat e ekonomisë, e propozuan sot zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Masa, e cila duhet të jetë pjesë nga Plani veprues për punësim për vitin 2019 të Qeverisë, u sqarua në sesionin informativ në të cilin morën pjesë edhe njerëzit e parë të odave ekonomike, asociacioneve të biznesit dhe organizata të tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koço Angjushev tha se ideja është të tejkalohet një prej problemeve më të mëdha që i kanë pronarët me mungesë e kuadrove, ndërsa nga ana tjetër t’u ndihmohet personave të papunë me atë që do t’u ofrohet rikualifkim gjashtëmujor i cili do të mbështet nga shteti.
Propozimi është në nivel të komunave të bëhen analiza për arsimin e të papunëve, ndërsa kompanitë të nominojnë vende pune.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska tha se ideja është përmes dialogut me komunitetin e biznesit të krijohen masa adekuate me të cilat do të balancohet oferta dhe kërkesa e tregut të punës.
Ndërsa përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe biznesmenët e përshëndetën propozimin e Qeverisë duke theksuar se ndoshta nuk duhet të pritet deri në vitin 2019 por se me rikualifikim të kuadrove duhet të fillojë menjëherë./Telegrafi/