Telegrafi

Mascherano: T’iu rikthehemi fitoreve

“Të gjithë në klub jemi shumë të zhgënjyer, ndjenja është e pakëndshme. Liga e Kampionëve është një garë e veçantë për ne, por u eliminuam, andaj duhet të vazhdojmë më tej”.

“Tash jemi në një garë tjetër dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë. Nuk do të jetë problem për motivim. Motivim është vetë fakti që luan për Liverpoolin”, ka thënë mesfushori argjentinas./Telegrafi/