Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, beson se periudha aktuale e suksesit të ekipit të tij, po shkon drejt fundit.
Një raport në El Mundo Deportivo sugjeroi se argjentinasi dëshiron të largohet nga Camp Nou verën e ardhshme, pasi të njëjtën gjë e kërkoi verën e kaluar.
Në anën tjetër, vet Masch beson se shumë shpejt do të konfirmohet fundi i sukseseve të Barcelonës.
“Periudha e sukseseve të Barcelonës po shkon drejt fundit, jam i sigurt për këtë”.
“Nuk ka mbaruar ende, por do të përfundojë shumë shpejt, ashtu siç i ndodh secilit top klubi me ciklin e suksesshëm të lojtarëve, cikël i cili nuk zgjatë përgjithmonë”, theksoi Mascherano.
“Besoj se e di kur do të përfundojë, por nuk do t’ua them këtë”, potencoi mbrojtësi.
Kontrata e Mascheranos te Barcelona skadon në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/