Telegrafi

Mascherano: Barca nuk duhet të gabojë

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, ka thënë se ekipi i tij nuk ka hapësirë për gabime në fazën finale të sezonit.

Katalanasit duhet që të mposhtin Granadan që të vulosin titullin në La Liga.

“Në javën e fundit ne nuk po luajmë vetëm kundër kundërhtarëve, por edhe kundër vetes”.

“Ne jemi një njësi e madhe e përkushtuar dhe ne varemi nga vetvetja. Do të jetë ndeshje e vështirë, ashtu sikruse të tjera në javët e kaluara”.

“Ne e dimë se do të jetë e vështirë të luhet ndaj një ekipi si Granada”, u shpreh Mascherano. /Telegrafi/