Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, do të mungojë për një muaj.
Lajmi është konfirmuar nga klubi katalanas që ka bërë të ditur dëmtimin e argjentinasit.
Mascherano pësoi një lëndim në kofshë përgjatë ndeshjeve të kombëtares së Argjentinës.
Ky lajm nuk pritet mirë nga Barcelona, kur dihet se Mascherano është një nga mbrojtësit kryesor të skuadrës.
Sidoqoftë, Pique dhe Umtiti pritet të jenë bartësit e mbrojtjes, e problemet mund të paraqiten në momentin kur ndonjëri prej tyre suspendohet ose lëndohet.
Barcelona është në vendin e parë në La Liga me tetë pikë më shumë se sa Real Madridi.
Barcelona po ashtu është në pozitën e parë të grupit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/