Mbrojtësi argjentinas Javier Mascherano, do të ishte trajneri ideal për Barcelonën në të ardhmen, raportojnë mediat spanjolle.
Argjentinasi në fund të këtij sezoni mund të largohet nga “Blaugranat”, por ish-futbollisti i Liverpoolit pas një periudhe mund të rikthehet në ‘Camp Nou’, por jo si lojtar, por në cilësinë e trajnerit.
Përveç Mascheranos, dëshirën për të qenë trajner i Barcelonës në të ardhmen e ka shprehur edhe legjenda e katalonasve, Xavi.
Sipas ‘Mundo Deportivos’, Mascherano mund të ketë sukses në të ardhmen te Barcelona, pasi vitet e kaluara në ‘Camp Nou’, e bëjnë atë me përvojë të madhe nga trajnerët si Guardiola e Luis Enrique.
Gjithsesi e ardhmja e tij ende është në pikëpyetje pasi nuk dihet nëse do të largohet nga Barcelona në fund të këtij stinori apo do të vazhdoi edhe për një vit tjetër. /Telegrafi/