Telegrafi

Mascherano, Liverpooli po i hakmerret Benitezit

Sipas Mail on Sunday, Liverpooli është duke planifikuar t’i hakmerret Rafa Benitezit, duke e shitur Javier Mascheranon te Barcelona dhe jo te Interi, ku trajner është porsaemëruar Benitez.

Barcelona thuhet se paratë për Mascheranon do t’i sigurojë nga shitja e Yaya Toures te Manchester City për 25 milionë funte, ndërsa ky lajm nuk është aspak i mirëseardhur për Rafa Benitezin, që po e kërkon me çdo kusht mesfushorin argjentinas në Meazza. /Telegrafi/