Telegrafi

Mascherano kërkon kalimin te Interi

The Daily Mail shkruan se Mascherano do të kërkojë nga klubi aktual transferimin në Itali. Thuhet se agjentët e Mascheranos kanë qëndruar ditëve të fundit në Milano ku janë mbajtur bisedime jozyrtare me zyrtarët e Interit për kontratën e argjentinasit.

Interi besohet se do të duhet të ofrojë 30 milionë funte për Mascheranon, por për të ulur çmimin pritet ta përdorë edhe Sullay Muntarin. /Telegrafi/