Telegrafi

Mascherano: Heroi im ishte Makelele

Argjentinasi, i cili prej se është transferuar në Camp Nou (nga Liverpooli në vitin 2010) është angazhuar më shumë në mbrojtje, mendon se ish futbollisti i Real Madridit dhe Chelseat është një nga më të mirët që ka parë në pozitën ku ka luajtur.

“Heroi im gjithmonë ka qenë Makelele. Kur isha i ri përpiqesha që ta kopjoj, sepse si mesfushor, ai ishte një nga futbollistët më të mëdhenj, sipas mendimit tim”, ka deklaruar 28-vjeçari.

I pyetur se cili është trajneri më i mirë nën të cilin ka luajtur, Mascherano ka thënë: “(Marcelo) Bielsa, (Pep) Guardiola, (Rafael) Benitez dhe tash (Tito) Vilanova”. /Telegrafi/