Legjenda e Barcelonës, Javier Mascherano, ka folur për ish-shokun e tij të skuadrës dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Xavi.
Mascherano tha se ishte guximi i Xavit të merrte rolin e menaxherit te Barça gjatë një periudhe të ndërlikuar në historinë e klubit.
“Mendoj se Xavi vendosi të marrë drejtimin e Barcelonës në një moment shumë të komplikuar, apo jo? Ai ishte shumë i guximshëm”, tha ai.
“Ai bëri një hap përpara në shumë aspekte, me shumë lojtarë të rinj që filluan të luajnë në ekipin e parë. Sot për shkak të tij këta lojtarë të rinj kanë një karrierë të gjatë në klub”, tha Mascherano.
Megjithatë ikona argjentinase deklaroi se largimi i Xavit nga Barca ishte i hidhur.
“Jo vetëm për shkak të karrierës së tij të shkëlqyer me klubin, por Xavi është një nga më të mëdhenjtë si të mëdhenjtë që kemi këtu te Inter Miami (Messi, Suarez, Busquets, Alba)”, tha ai.
Mascherano shtoi edhe një fjalë për largimin e Xavi nga Barcelona, duke thënë se klubi ka pasur shumë raste ku legjendat janë larguar në mënyrë “të hidhur”.
“Është për të ardhur keq që në shumë raste të mëdhenjtë përfundojnë duke u larguar në mënyrë të hidhur”, tha Masherano. /Telegrafi/