Telegrafi

Mascherano dëshiron fitore ndaj Manchester United

Mesfushori argjentinas dëshiron që Liverpool, që është në mes të fillimit më të keq të sezonin në 22 vitet e fundit, të inspirohet nga rasti i fundit i Argjentinës që synonte të kualifikohej për në Kupën Botërore 2010.

“Jam i relaksuar tash që Argjentina është kualifikuar për në finalet e Kupës Botërore, mund të përqendrohem vetëm në Liverpoolin. Mund të mendoj në Liverpoolin dhe jo në Argjentinën”, ka thënë Mascherano.

“Me Argjentinën i fituam të dy ndeshjet e fundit dhe u kualifikuam. Ndoshta një rast i ngjashëm do të jetë edhe me Liverpoolin tash nëse fillon të fitojë, gjërat do të fillojnë të ndodhin për ne, siç ndodhën me vendin tim”.

“Ne nuk duhet të mendojmë për të kaluarën. Duhet të mposhtim United për veten tonë, për tifozët, për ekipin. Duhet të vazhdojmë”, ka shtuar argjentinasi.

Të kuqtë, që humbën në mesjavë me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Lyonit, presin në formacion të rikthehen edhe Fernando Torres dhe Glen Johnson, por kapiteni Steven Gerrard është një shqetësim serioz./Telegrafi/