Telegrafi

Mascherano arrin marrëveshje me Barcelonën?

Sipas Daily Star, agjentët e klubit spanjoll tashmë kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me përfaqësuesit e Mascheranos.

Dhe Liverpool i ka thënë Barcelonës se është i gatshëm ta shesë argjentinasin 25-vjeçar, të cilin ishte afër ta humbë verën e kaluar.

Trajneri i të kuqve, Rafa Benitez, tashmë është takuar me mesfushorin për të biseduar të ardhmen e tij, por duket se argjentinasi ka vendosur të largohet nga kampionati anglez verën e ardhshme./Telegrafi/