Një dermatologe ka ndarë armën e saj sekrete për “flokë më të trashë”, që ka të bëjë me një truk që duhet ta bëni.
Dr. Neera e cila ndan ekspertizën e saj në TikTok, rrëfeu se ajo vetë kishte përjetuar humbjen e flokëve.
Ekspertja pohon se një truk katër minutësh e ndihmoi dukshëm të rifitonte flokët e saj, metodën të cilën tani po e ndan edhe me ndjekësit.
Ajo pranoi se është ende në “procesin e saj të rritjes së flokëve”, por ndau një sekret që mund të ndihmojë në trashjen dhe forcimin e flokëve tuaj.
@dermatologysurgeon 3 hair growth secrets I refuse to gatekeep as a dermatologist on a hair growth journey. #hairgrowthtips #fyp #hairgrowth ♬ Praise Jah in the Moonlight – Uzii BigTalk
Këshilla e parë është një rutinë e thjeshtë ditore që mund të japë rezultate.
Ajo thotë se duhet të “masazhoni skalpin tuaj për katër minuta në ditë për flokë më të trashë”, duke përdorur një krehër masazhues të zgjedhjes tuaj. Por pse funksionon kjo?
“Masazhi i kokës funksionon duke rritur rrjedhjen e gjakut në folikulat tuaja. Masazhimi i kokës mund të zgjasë gjithashtu qelizat e folikulave të flokëve, gjë që i stimulon ato të prodhojnë flokë më të trashë dhe më të fortë”, shpjegoi Klinika Wimpole.
“Studiuesit raportuan se rritja e flokëve ishte ‘përmirësuar ndjeshëm’ midis atyre që iu nënshtruan masazheve të kokës në krahasim me grupin e kontrollit”, raportoi mediumi Healthline.
“Sipas një studimi të vogël të vitit 2016, studiuesit arritën në përfundimin se masazhet e rregullta të skalpit mund të çojnë në flokë më të trashë”.
Krehrin për masazhimin e skalpit mund ta gjeni edhe në dyqanet në Kosovë. /Telegrafi/