Ndonëse duket shumë e rrezikshme, një formë e masazhit të foshnjave është bërë shumë e popullarizuar në Kazakistan.
Shumica e njerëzve e dinë se foshnjave duhet t’iu mbahet koka që të mos lëndohen, por kështu nuk mendon edhe një masazhiste. Ajo kryen “rituale” të rrezikshme të shërimit. Larisa Orinbasarvna nga Kazakistani është një masazhiste e certifikuar për 11 vjet dhe pretendon të ketë një qasje specifike të masazhit së bebeve, shkruan Daily Star.
Në videon e postuar më poshtë shihet gruaja 35-vjeçare duke mbajtur për këmbësh një foshnjë dhe e lëvizë majtas-djathtas, sikur të ishte një gjimnaste e jo një foshnje. Ajo pretendon se ky masazh i pazakontë ndihmon në trajtimin e foshnjave të cilat kanë ndonjë problem shëndetësor, përcjell Telegrafi.
“Kjo ka ndihmuar shumë foshnja gjatë viteve, shumë prej tyre kanë qafë të shtrembëruar ose shputa të përdredhura. Masazhet e mia i kanë shëruar. Unë i ndihmoj fëmijët”, ka thënë ajo.
Përkundër faktit se duket e rrezikshme, një masazh i tillë është bërë popullor në Kazakistan. Prindërit thonë se paguajnë 7 funte për t’i trajtuar fëmijët e tyre rreth 15 minuta. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vM30ZoCkbL0