Site icon Telegrafi

“Masazhe erotike” në Tiranë, pronarja u drejtohej vajzave: Mos na turpëroni me klientët (Video)

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg pronaren e një qendre estetike në Tiranë, ku ushtrohej prostitucion.

Aktiviteti tregtar si qendër estetike dhe masazhesh ka qenë vetëm kamuflim për bazë prostitucioni në rrugën “Jusuf Vrioni” në Tiranë.

Klientët e SPA-së e dinin se kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë deri në 50 euro, masazhet trupore shndërroheshin në erotike.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj pronares 38 vjeçare të qendrës, të pandehurës Enkeleda me inicial mbiemri I.

Ajo u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucioni” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg”.

Ajo nuk do të shkojë në qeli pasi gjykata e konvertoi dënimin në “Shërbim Prove” për një afat 5 vjeçar.

Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën, duke rrëfyer detajet e aktivitetit të jashtëligjshem dhe faktin se një nga vajzat e qendrës ishte e mitur.

Por si rekrutoheshin vajzat e shërbimeve erotike?

Bazuar në dosjen gjyqësore, një kopje e së cilës u sigurua nga “ABC News”, kishte punësuar pesë vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet “ekstra”.

Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se ne qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe erotik.

Sipas pagesave, përveç masazhit trupor, klientët masturboheshin ose u ofrohej seks oral.

“E pandehura Enkelejda-, thuhej në dosje,- ju thoshte vajzave që mos ta turpëronin, pasi klientët duhet të mbeteshin të kënaqur”.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura nga në telefonin e Enkeledës nga klientë të ndryshëm.

“Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje.

Në të njëjtin gjykim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i gjetur nga policia në momentin e ndërhyrjes. /abcnews/

Exit mobile version